Reagon Talat Xhaferi: Nuk shkela Kushtetutën në Bruksel

Maqedonia

Reagon Talat Xhaferi: Nuk shkela Kushtetutën në Bruksel

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 20:58
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi thotë se nuk ka shkelur Kushtetutën me fjalimin e tij në gjuhën shqipe në Komitetin për Punë të Jashtme në Bruksel në kuadër të Samitit “Parlamenti Evropian – Ballkani Perëndimor”.

“Përdora të drejtën time natyrore. Pavarësisht se në cilën gjuhë bisedova, unë përfaqësove Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Xhaferi.

Ai shton se Kushtetuta është fleksibile dhe nuk rekomandon dhe kufizon përdorim të së drejtës natyrore. Sipas tij, përdorimi i gjuhës amtare është edhe në nivel ndërkombëtar.

“Unë atje përfaqësoja Kuvendin dhe shtetin”, tha Xhaferi duke shtuar se e drejta e tij është që ta përdorë gjuhën që e din më së miri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat