Ministri Filipçe: 50 fëmijët e Gjevgjelisë kanë infeksion të thjeshtë

Maqedonia

Ministri Filipçe: 50 fëmijët e Gjevgjelisë kanë infeksion të thjeshtë

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 12:00
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se ka përfunduar hulumtimi me të analizat e 50 fëmijëve dhe fosnjave që u hospitaliuzuan në Gjevgjeli.

“Bëhet fjalë për infeksion të thjeshtë. Të fëmijët janë bërë analiza dhe asnjë nuk ka anti-trupa të COVID-19. Duket se sistemi i tyre imunitar tani reagon për shkak se gjatë kohë kanë qëndruar në shtëpi”, tha Filipçe.

Ai shtoi se nuk ka nevojë për panik dhe asnjë ndërlidhje me coronavirusin.

Ndryshe, gjatë këtij muaji në spitalin e Gjevgjelisë ndihmë mjekësore kanë kërkuar 50 fëmijë dhe foshnja me simptoma të infeksioneve respiratore që janë jo të zakonshme për këtë periudhë të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat