Maqedonia e Veriut bllokon punëtorët sezonalë nga Shqipëria

Maqedonia

Maqedonia e Veriut bllokon punëtorët sezonalë nga Shqipëria

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Maqedonia e Veriut ka vendosur të mos lejojë kalimin e punëtoreve sezonalë shqiptarë nga Qafë Thana.

Prej mëngjesit të së shtunës mbi 40 persona qe ishin nisur per pune sezonale ne vendin fqinje nuk u lejuan te kalonin përmes kësaj pike kufitare, ndërsa shkak është bere një ngjarje e ndodhur pak dite me pare, ku një 40-vjeçar nga Shqipëria, i cili punonte ne pyll ka humbur jetën.

Edhe pse janë te shumtë shqiptaret qe shkojnë per pune sezonale ne Maqedoninë e Veriut ata punojnë ne te zeze dhe pagesat variojnë 10-12 mije leke ne dite por vendi fqinje ka vendosur te ndaloje kalimin e tyre duke u kërkuar autoriteteve tona qe ti kthejnë pas.

Ashtu si Greqia edhe Maqedonia e Veriut mbetet një prej vendeve kryesore për punën sezonale te Shqiptareve por këta te fundit te detyruar nga nevoja ekonomike pranojnë te punojnë ne te zeze dhe ne kushte shume te vështira duke rrezikuar edhe jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat