Aksident në autostradën Kërçovë-Gostivar, vdes një person

Maqedonia

Aksident në autostradën Kërçovë-Gostivar, vdes një person

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Një çiklist humbi jetën pasi u përplas nga një makinë në autostradën Kërçovë – Gostivar afër guroreve.

“Një automjet, i cili u largua nga vendi i aksidentit, u përplas me një biçikletë të drejtuar nga O. А. (66) nga fshati Vrapçisht, rajoni i Gostivarit.

Çiklisti ndërroi jetë në vendin e aksidentit.

Vdekja u konfirmua nga një mjek, dhe prokurori publik, ndërsa një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar inspektoi vendin e aksidentit, thonë nga Ministria e Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat