Janë kryer me negociim pa shpallje të konkursit 88% e furnizimeve publike në kohë të pandemisë

Maqedonia

Janë kryer me negociim pa shpallje të konkursit 88% e furnizimeve publike në kohë të pandemisë

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Enti shtetëror për revision (ESHR) informoi se ka konstatuar rregullativë jo mjaft të rregullt ligjore për llojin e furnizimeve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme/të krizës, mungesë të definimit të qartë të karakteristikave për pajisje mbrojtëse dhe kritere të sakta për përcaktimin e “urgjencës” së furnizimit të caktuar, si dhe furnizime të pazbatuara grupore dhe kufizime të çmimit maksimal individual për furnizimet.

“Gjendjet e këtilla kontribuuan që të realizohen dallime të konsiderueshme në çmimet e arritura për mallra të njejta apo të ngjashme tek institucionet dhe ekziston nevojë për përmirësimin e transparences, llogaridhënies dhe ligjshmërisë në planifikimin, zbatimin dhe realizimin e nprocedurave për furnizime publike për preventive dhe mbrojtje nga koronavirusi”, ceket në kumtesën e ESHR-së.

Enti kreu revision të harmonizimit me temë “Ndarja e kontratave për furnizime publike nga ana e institucioneve në sektorin publik me qëllim të mbrojtjes dhe preventives nga pandemia e shkaktuar nga virusi Kovid-19”, për periudhën prej 1 marsit deri më 1 tetor të vitit 2020, edhe pse disa çështje dhe ngjarje janë përfshirë deri në ditën e njoftimit nga revizioni ekzekutiv.

“Me revizion janë përfshirë 19 institucione nga rajone dhe veprimtari të ndryshme në RMV të cilat në periudhën prej 01.03.2020 deri 01.10.2020 kanë ndarë kontrata të rëndësishme materiale për prokurimet publik në drejtim të parandalimit dhe mbrojtjes nga Kovid 19, ndërsa një pjesë e tyre ishin drejtpërdrejt të përfshirë në menaxhimin me pandeminë.

Të dhënat për shumën e kontratave të ndara për prokurimet publik janë marrë nga SEPP dhe në faqja e internetit http://www.koronavirus.gov.mk e cila paraqet mjet për transparencën financiare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në periudhën prej 01.03.2020 deri 01.10.2020, janë ndarë kontrata për prokurimet publike në vlerë prej 416,6 milion denarë. Me revizionin janë reviduar janë kontratat e lidhura për prokurimet publike në vlerë prej 335,4 milion denarë që përfaqëson 80,5% të kontratave totale të ndarra për prokurimet publik në periudhën lëndë e revizionit.

Me revizionin e kryer, revizorët konstatuan se 88% e prokurimeve publike të realizuara janë zbatuar me përdorimin e procedurës me negociata pa publikim të shpalljes . Në mungesë të definimit të saktë të kritereve për “urgjencën” e prokurorimeve dhe llojin e mallrave, shërbimeve dhe punëve që mund të prokurohen gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme/krize nuk mund të konfirmohet plotësisht justifikimi i urgjencës së disa procedurave.

Mënyra e vendosjes të zbatimit të procedurave me negociata pa publikim të shpalljes nuk mundëson trajtim dhe konkurrencë të barabartë ndërmjet operatorëve ekonomik. Në të vërtet, për disa procedura për prokurimet publike janë zbatuar negociata me një operator ekonomik.

Në raport theksohet se nuk janë ndërmarrë aktivitete për përgatitjen e udhëzimeve dhe formularëve të dokumentacionit standard të tenderit dhe specifikimeve teknike me të cilat do të unifikohen rregullat për kryerjen e prokurimeve që kanë karakter urgjent si dhe karakteristikat e mallrave lëndë të prokurimit.

Për shkak të gjendjes së lartëtheksuar edhe përkundër faktit se në Vendimet e Prokurimit Publik japin shpjegime se prokurimet zbatohen me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes nga Covid 19, një pjesë e mallrave të prokuruara janë për nevojat e funksionimit të rregullt të institucioneve, për shkak të së cilës janë ndarë kontratat/marrëveshje kornizë në kohëzgjatje prej një viti të cilat nuk janë realizuar plotësisht.

Për më tepër, organet kontraktuese kanë zbatuar prokurime publike me urgjencë ekstreme edhe në periudhë kur mund të zhvillohej një procedurë e rregullt e prokurimit publik. Përmes analizës së kryer të procedurave të zbatuara për periudhën nga 01.10.2020 deri më 28.02.2021, është përcaktuar se në bazë të prokurimeve publike të zbatuara për shkak të urgjencës, janë ndarë kontrata në vlerë prej 88 milion denarë.

Në pjesën e planifikimit të prokurimit publik , si një nga fazat më të rëndësishme në procedurat e prokurimit publik, organet kontraktuese për shkak të karakterit urgjent të prokurimit nuk e kanë kryer fazën e planifikimit të procedurave në kohën e duhur dhe sipas nevojës, gjë që ka ndikuar që ftesat për negociata të dorëzohen tek një numër më i vogël i operatorëve ekonomik, pa një analizë të hollësishme të llojit dhe sasive të mjeteve dhe pajisjeve mbrojtëse të disponueshme në treg.

Në mungesë të një definimi të qartë të karakteristikave të pajisjeve mbrojtëse që duhet ta përdorë personeli mjekësor në ISHP, në treg u shfaqën dhe u prokuruan lloje të ndryshme të pajisjeve për të cilat ekziston rreziku që ato të mos kenë karakteristika dhe cilësi për parandalimin dhe mbrojtjen përkatëse në proceset e punës të cilët zhvillohen gjatë kohës së pandemisë.

Revizorët konstatuan: për mallrat e njëjta ose të ngjashme në institucionet të ndryshme arrihen çmime të ndryshme, ndërsa ndryshimi i çmimit në mallra të caktuara arrin ndryshime të konsiderueshme dhe; janë konstatuar mospajtueshmëri ndërmjet kontratave të ndara për prokurimet publike dhe dokumentacionit të tenderit dhe specifikimeve teknike, gjë që e vështirëson monitorimin e realizimit, a janë çmimet e faturuara në përputhje me kontratat e lidhura.

Nuk është miratuar vendim nga organet kompetente me të cilat do të detyrohet një institucion për zbatimin e centralizuar/në grup të prokurimit publik për nevojat e institucioneve në sektorin publik, një mundësi e parashikuar në nenin 61 paragrafi 7 të Ligjit për Prokurimet Publike. Përkundër faktit se gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme janë miratuar Rregullore për prokurime ndërhyrëse të maskave dhe dorezave, me të cilat janë paraparë çmimet dhe sasitë maksimale të këtyre mallrave si dhe një institucion që duhet ti zbatojë këto prokurimet, nuk janë ndërmarrë aktivitete për të vepruar sipas tyre.

Me qëllim sistemi i prokurimeve publike të përgatitet për sfida të ardhshme dhe menaxhimi i organeve kompetente me pandemi dhe kriza të ngjashme, është e nevojshme që institucionet kompetente në periudhën e mëtutjeshme të ndërmarrin masa në drejtim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve për cça është më se e nevojshme të rregullohet plotësisht procesi i prokurimeve publike.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat