Shilegov thotë se nuk merret me VMRO-DPMNE-në

Maqedonia

Shilegov thotë se nuk merret me VMRO-DPMNE-në

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 08:29
Petre Shilegovi

Pasi tashmë nga LSDM konfirmuan rikandidimin e Petre Shilegovit për edhe një mandat për Kryetar të Qytetit të Shkupit, nga ana tjetër nga VMRO-DPMNE-ja, përflitet kandidimi i mundshëm i ish-kryetarit Koce Trajanovski.

Kontaktuam me Trajanovskin, e ai shkurt përmes telefonit na u përgjigj se nuk e di nëse do të jetë kandidat, për shkak se siç tha, VMRO-DPMNE ende po vazhdon me anketimet për emrat e mundshëm. Nuk na tregoi as nëse ai vetë ka dëshirë që të rikthehet në krye të Qytettit të Shkupit, pas një pauze 4-vjeçare.

Kreu aktual i Qytetit, Petre Shilegov, nuk pati asnjë koment nëse do të masë forcat me ish-kryetarin Trajanovskit. Thotë se tashmë një kohë të gjatë nuk merret me VMRO-DPMNE-në.

 “Unë tani një kohë të gjatë nuk merrem me VMRO-DPMN-në, por merrem me interesat e Qytetit të Shkupit dhe mendoj që kështu të vazhdoj edhe më tej. Theksova që tani dalëngadalë po hyjmë në një kohë para zgjedhjeve dhe do të dëgjojmë gjithçka dhe mua më intereson Qytetit i Shkupit dhe qytetarët nuk më intereson konkurrenca politike”, deklaroi Petre Shilegov – kryetar i Qytetit të Shkupit.

Nga ana tjetër listë të pavarur të këshilltarëve kanë  paralajmëruar edhe disa ambientalistë. E për ta Shilegov u tregua më i butë, duke thënë se e përshëndetë çdo iniciativë që jep kontribut për zhvillimin e demokracisë.

 “Në shtet demokrat ashtu siç është Maqedonia e Veriut është e drejta e çdo qytetarit të zgjedh dhe të jetë i zgjedhur, unë e përshëndes çdo iniciativë që do të mund të japë kontribut për zhvillimin e demokracisë ku mund të zhvilloj politika të ndryshme dhe bashkërisht t’i zbatojmë në praktikë”, shtoi Shilegov.

Ndryshe gjatë ditës së sotme u hap Bulevardi i sapo përfunduar “Nikolla Karev”. Projekti për zgjerimin dhe rindërtimin e tij u realizua në dy faza, ndërsa punimet e ndërtimit nga kjo fazë u kryen në pjesën nga kryqëzimi në kazermën “Ilinden” deri në Momin Potok, në gjatësi totale prej 980 metrash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat