LSDM rikandidon Georgieskin, VMRO-DPMNE del me Pecakovin

Maqedonia

LSDM rikandidon Georgieskin, VMRO-DPMNE del me Pecakovin

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 14:47
Ohri

Ka nisur shpallja e kandidaturave për kryetarë të Komunave për zgjedhjet lokalet të tetorit. Nuk dihen të gjithë emrat, por për disa komuna tashmë dihet se me cilët emra partitë do të matin forcat. LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë treguar tashmë dy kandidatët e tyre për Ohrin. Socialdemokratët do të rikandidojnë Konstantin Georgieski.

 “Të vendosur po hapërojmë në rrugën e suksesit dhe sigurojmë një të ardhme më të ndritur për Ohrin dhe banorët e Ohrit. Jam i bindur se mund të arrijmë edhe më shumë. Është  koha për të planifikuar dhe ecur drejt arritjes së qëllimeve të reja! Është koha që të angazhohemi edhe njëherë para qytetarëve dhe vetes sonë se do të punojmë edhe më shumë për interesat e qytetit tonë! Në zgjedhjet e ardhshme lokale ne vazhdojmë me ju qytetarë, së bashku përpara, për një fitore tjetër të madhe në Ohër”, theksoi Konstantin Georgieski – kryetar i Komunës së Ohrit.

Kundërshtar i Georgieskit do të jetë Kirill Pecakov, deputet aktual i VMRO-DPMNE-së, i cili nëpërmjet një statusi në faqen e tij zyrtare bëri të ditur kandidaturën e tij për kryetar komune, ndërsa edhe ia uroi kandidimin kundërshtarit të tij.

 “Ohri dhe banorët e Ohrit meritojnë një debat politik konstruktiv me një nivel të lartë të kulturës siç u ka hije kandidatëve për kryetarë të Ohrit të bukur. Si kandidat për kryetar të Ohrit, unë njoftoj se si edhe më parë do të vazhdoj me një fushatë pozitive dhe paraqitja ime para publikut dhe qytetarëve do të jetë me krenari dhe dinjitet duke prezantuar projekte dhe atë që u duhet banorëve të Ohrit”, u shpreh Kiril Pecakov – kandidat për kryetar të Komunës së Ohrit.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor të këtij viti, disa parti i kanë bërë publik emrat e disa kandidatëve, të cilët përmes rrjeteve sociale thuajse kanë filluar me fushatën parazgjedhore. Ndërsa kryetarët e Komunave të cilët pritet se do të rikandidojnë po realizojnë projektet e tyre me një hov të madh duke publikuar gjithçka në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat