Rreth 50 shtetas të Maqedonisë pritet të riatdhesohen nga Shteti islamik

Maqedonia

Rreth 50 shtetas të Maqedonisë pritet të riatdhesohen nga Shteti islamik

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Në Maqedoninë e Veriut pritet të kthehen 50 shtetas nga Shteti islamik.

Kryeministri Zoran Zaev tha se po përgatiten programet për risocializimin e tyre.

“Mendoj se jemi ndër vendet e para në procesin e risocializimit të anëtarëve të familjes dhe luftëtarëve të riatdhesuar të grupit terrorist Shteti islamik. Risocializimi vjen pas mbajtjes së dënimeve me burg që janë të larta”, tha Zaev.

Ai shtoi programet përfshinë mënyrë për gjetjen e vendeve të punës për ata por edhe për familjarët e tyre, mbështetje psikologjike dhe sociale si dhe program në aspekt të kthimit në normalitet në mënyrën e jetesës dhe stabilizim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat