Gjykata e Apelit e vërtetoi dënimin ndaj Katica Janevës dhe Boki 13

Maqedonia

Gjykata e Apelit e vërtetoi dënimin ndaj Katica Janevës dhe Boki 13

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 14:32
Gjykata e Apelit e vërtetoi dënimin ndaj Katica Janevës dhe Boki 13

Gjykata e Apelit në Shkup, në lidhje me lëndën “Haraçi”, mori vendim nga ku ankesat e Bojan Jovanovskit dhe Katica Jaenva i refuzoi si të pabazuara, ndërsa vendimin e nivelit të parë e vërtetoi.

Nga gjykata njoftojnë se vendimi do të publikohet në ueb-faqen e gjykatës.

Ndryshe, Jovanovski dhe Janeva u shpallën fajtorë për rastin “Haraçi” në qershor të vitit të kaluar. Jovanovski u dënua me 9 vite burg, ndërsa Janeva 7 vite burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Krahas dënimeve me burg, u morr vendim edhe për konfiskimin e gjërave të Jovanovskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat