Bekteshi paralajmëron rikthimin e masave restriktive

Maqedonia

Bekteshi paralajmëron rikthimin e masave restriktive

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 14:45
Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me COVID 19, u drejtoi apel të gjithë qytetarëve që të vaksionohen, e veçanërisht sektorit të gastronomisë që t’i respektojnë protokolet!

Bekteshi theksoi se numri i të infektuarve në këtë periudhë është me të vërtetë shqetësues dhe mund të shkaktojë kthimin e gjendjes kur do të duhet të merren masa restrikive.

Postimi:

KUJDES!

Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 këtë periudhë është me të vërtetë shqetësuese, që mund të na rikthej deri në një situatë ku duhet të marrim masa RESTRIKTIVE, e të cilat padyshim se do të ishin në dëm të ekonomisë në vendin tonë.

Andaj, apeloj tek të gjithë qytetarët që fillimisht të vaksinohen dhe veçanërisht te sektori i gastronomisë që të zbatojnë protokollet gjatë veprimtarisë së tyre, kështu do ta ruajmë shëndetin, por edhe ekonominë në përgjithësi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat