Gjysmë ore pritje për të kaluar në Tabanoc

Maqedonia

Gjysmë ore pritje për të kaluar në Tabanoc

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 09:37
Ilustrim

Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” për shkak të frekuentimit të rritur të automjeteve, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informon LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina të lumenjve dhe gryka malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat