LSDM: Vazhdojmë të investojmë në kapitalin njerëzor

Maqedonia

LSDM: Vazhdojmë të investojmë në kapitalin njerëzor

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Nga LSDM thonë se statusi i zjarrfikësve viteve të fundit është dukshëm i përmirësuar, se janë rritur pagat dhe se janë siguruar poashtu edhe pajsije tjera të rëndësishme në njësitë e zjarrfiksëve, por se do të vazhdojnë të investojnë në kapitalin njerëzor.

“Jemi të vetëdijshëm se kemi ende punë për të bërë se ka mungesë të zjarrfikësve dhe të automjeteve mirëpo jemi duke punuar në ndryshimin e situatës. Me ligjin e ri për zjarrëfikësit, partnerët sociale, pra sindikatatat, qeveria dhe komunat bashkërishtë do të kërkojnë zgjidhje për të pasur pozitë edhe më të mirë ekonomike dhe shoqërore të zjarrëfikësve.

Me ndihmën e zjarrëfiksëve, ushtarëve, policëve, humanitarëve si dhe e partnerëve tanë ndërkombëtarë do të ballafaqohemi me numrin e madh të zjarreve të përhapura.”, tha Millan Zhvivkovic, nga LSDM.

Nga LSDM shprehen të bindur se të gjitha zjarret në vend së bashku me partnerët do të lokalizohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat