Në Gazi Babë arrestohen dy grabitës për vjedhje të rëndë

Maqedonia

Në Gazi Babë arrestohen dy grabitës për vjedhje të rëndë

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Policët nga Stacioni Policor Gazi Babë dje i privuan nga liria E.A. (29) dhe L.A. (23), të dy nga Shkupi, kumtuan nga MPB-ja.

“Duke vepruar sipas kallëzimit, ata u kapën menjëherë pas veprës penale vjedhje të rëndë në subjektin afarist dhe në to u gjetën sendet e vjedhura, të cilat u konfiskuan dhe iu kthyen pronarit”, informojnë nga MPB-ja.

“Dy personat janë arrestuar në koordinim me Prokurorin Publik nga PTHP Shkup, pas dokumentimit të materialit.

 Kundër tyre do të ngrihen aktakuzë sipas nenit 236, paragrafi 1 të Kodit Penal”, shtojnë nga MPB-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat