Hotelierët kërkojnë anulimin e masës për vaksinim të detyrueshëm

Maqedonia

Hotelierët kërkojnë anulimin e masës për vaksinim të detyrueshëm

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Oda e Pavarur e Hotelierëve kërkojnë urgjent heqjen e masave shtrënguese për objektet hotelierike.
Në një letër drejtuar kryeministrit Zoran Zaev, kërkojnë që Qeveria të mbajë seancë urgjente, ku do të sillet vendim për anulimin e këtyre masave.

Përndryshe thonë se të gjithë pronarët do t’i mbyllin kafenetë dhe restorantet.

Hotelierët kërkojnë heqjen e masës, vaksinim i detyrueshëm për hyrje në lokal ose objekt hotelierik, si dhe masën për vendosjen e personave që do të mbajnë rendin dhe do të kontrollojnë së kush nga klientët është i/e vaksinuar.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendim që prej 16 gushtit të hyjnë në fuqi masa të reja për parandalimin e COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat