Në fshatin Budinarc është shuar në tërësi zjarri

Maqedonia

Në fshatin Budinarc është shuar në tërësi zjarri

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 00:28
Foto ilustrim

Pas luftës disaditore me stihinë e zjarrtë mbi fshatin Budinarc, sot pasdite zjarri është shuar në tërësi pasi e kishte kapluar rajonin në komunat Pehçevë, Dellçevë dhe Berovë, informoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov.

Ai në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se nga zjarri nuk ka pësuar asnjë banor lokal, as pjesëtar i njësitit zjarrfikës ose ndonjë njësiti tjetër, me përjashtim të një zjarrfikësi të lënduar austriak të cilit i dëshiroi shërim të shpejtë.

Theksoi se një pjesë e pajisjes austriake zjarrfikëse, si edhe zjarrfikësit tanë dhe bullgarë do të qëndrojnë të bëjnë roje në terren që të mos vijë drejt ndezjes së re të zjarrit në disa vende të caktuara, diçka që, siç theksoi, rregullisht ndodhë pas shuarjes së zjarreve të tilla të mëdha, veçanërisht duke e pasur parasysh erën e përforcuar e cila filloi që parë të fryejë.

“Një falënderim i madh për njësitet me helikopterë të Maqedonisë dhe të Serbisë dhe aeroplanëve rumunë, zjarrfikësve maqedonas, austriakë, sllovenë dhe bullgarë, pjesëtarëve të Pyjeve nacionale dhe Policisë pyjore, pjesëtarëve të Armatës dhe Policisë së Maqedonisë së Veriut si edhe të punësuarve në DMSH, QMK dhe institucionet e tjera të cilat në çfarëdo mënyre ndihmuan në shuarjen e këtij zjarri, me siguri më i madh pyjor në Maqedoni deri më tani”, shkruan Angellov në Fejsbuk.

Falënderim të veçantë drejtori i QMK-së i shprehu popullatës lokale e cila, siç tha, me guxim dhe sakrificë ndihmoi në mbrojtjen e fshatrave nga stihia e zjarrtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat