Ndërprerjet të furnizimit me ujë po shkaktohen nga shpërthimi i një gypi

Maqedonia

Ndërprerjet të furnizimit me ujë po shkaktohen nga shpërthimi i një gypi

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Nga Komuna e Çairit lajmërojnë qytetarët se për shkak të një defekti rrugor në “Cvetan Dimov” do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Të nderuar, po përcjellim deri te ju njoftimin e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” rreth ndërprerjes së furnizimimit me ujë në tri rrugë të Komunës së Çairit gjatë ditës së sotme.

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” informon se sot më datë 11.08.2021 për shkak të një defekti rrugor f-150 mm në “Cvetan Dimov” 40, ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit e rrugës së njëjtë, të rr. “5 Maji” (“Pançe Nedellkovski”) dhe një pjesë e rr. “LPK”(“Kosta Abrasheviq”).

Furnizimi i ujit është ndërprerë nga ora 09:00 dhe do të zgjasë deri në sanimin e defektit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat