Angellov: Zjarri pranë Laskarcës është shuar me dy helikopterë të ushtrisë

Maqedonia

Angellov: Zjarri pranë Laskarcës është shuar me dy helikopterë të ushtrisë

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 17:32
Stojançe Angellov

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angellov, përmes një statusi në Facebook njoftoi se është zhvilluar një plan për të shuar zjarrin mbi fshatin Laskarc.

“Sot rreth orës 16:00, sipas një plani të paracaktuar përparësish nga Shtabi i Përgjithshëm, dy helikopterët e ushtrisë vazhdojnë të shuajnë zjarrin mbi fshatin Laskarc.

Dje dhe këtë mëngjes, helikopterët dhe zjarrfikësit kanë përpjekje për shuarjen e këtij zjarri, i cili po lëviz në terren jashtëzakonisht të pjerrët dhe është ende aktiv, por nuk paraqet rrezik për fshatrat përreth”, shkroi Angellov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat