Aktive katër vatra të zjarrit

Maqedonia

Aktive katër vatra të zjarrit

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

Në shtrirjen mes fshatrave Barovë dhe Veshi ka shpërthyer zjarr në pyll me drunj të përzier. Bëhet fjalë për terren të pakalueshëm, ndërsa për momentin po intervenojnë dy automjete terreni., një cistern e Njësisë territoriale zjarrfikëse nga Negotina me gjashtë zjarrfikës, katër persona civilë vullnetarë, një automjet terreni, katër zjarrfikës nga NjTZ Kavadar dhe automjet terreni dhe pesë të punësuar nga EP Demir Kapi. Me kërkesë të kryetarit të Komunës së Demir Kapisë, janë angazhuar edhe dy helikopterë të armatës, kumtoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësja e Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Nadica Vëçkova.

Në konferencën e rregullt për shtyp për zjarre aktive në vend deri në orën 17:00, Vëçkova informoi se ende është aktiv zjarri në fshatin Raoviq, në Komunën e Sarajit. “Sërish në tre-katër vende vërehet tym në malin Osoj”, tha zëdhënësja e QMK-së.

Zjarri afër fshatit Divlje dhe Krushi është vënë nën kontroll. Në disa vende vërehet tym.

Tashmë është shuar zjarri që shpërtheu gjatë orëve të mëngjesit në vendin e quajtur Gradishte, atar i fshatit Vlladimirovë. Është djegur një sipërfaqe e vogël e pyllit të përzier he bar i thatë, ndërsa në terren, për shkak të kontrollit ka mbetur ekipi i EP Maleshevë nga Berova me një automjet terreni me cisternë dhe katër të punësuar.

“Zjarri në deçponinë e qytetit Vinicë në vendin e quajtur “Leskovski pat” tashmëështë lokalizuar, por jo edhe likuiduar plotësisht. Gjatë ditës së sotme NP “Solidarnost” nga Vinica po kryen mbulimin me dhe në vetë deponinë”, tha Vëçkova.

Zjarri është vënë nëln kontroll, i cili shpërtheu mes fshatrave Mateç dhe Vishticë, ku po digjet bar i thatë dhe shkurre. Intervenojnë tre zjarrfikës me një automjet për shuarjen e zjarreve.

Dukuri të zjarrit në ambient të hapur ka edhe në atarin e fshatit Hotël, drejt fshatit Mateç. Në shuarjen e këtij zjarri janë kyçur tre zjarrfikës me një automjet për shuarjen e zjarrit, katër policë nga SP Mateç, si dhe rreth 30 qytetarë nga fshati Hotël. Zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk ekziston rrezik nga zgjerimi drejt objekteve dhe pyllit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat