Pikat e vaksinimit do të vazhdojnë të punojnë edhe sot

Maqedonia

Pikat e vaksinimit do të vazhdojnë të punojnë edhe sot

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 09:48
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë bën me dije se pikat e vaksinimit në të gjitha institucionet shëndetësore në të gjithë vendin do të jenë të hapura gjatë ditës së sotme.

“Qytetarët që duan të vaksinohen sot do të mund ta bëjnë këtë si çdo ditë tjetër pune”, shtuan ata.

Është vërejtur interes i shtuar në mënyrë të konsiderueshme për vaksinimin tek qytetarët.

“Dje u vaksinuan gjithsej 15.574 qytetarë. Doza e parë e vaksinës u mor dje nga 8.808 qytetarë. U aplikuan gjithsej 1.033,584 doza vaksine, ndërsa 462.192 qytetarë u rivaksinuan.

64% e popullsisë mbi 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 60% e popullsisë mbi 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 50% e popullsisë mbi 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, thonë nga MSH.

Nga atje thonë se vaksinat janë të sigurt dhe efektiv dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë e sëmundjes dhe përfundimin fatal nga COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat