Spasovski shpreh mirënjohje të posaçme deri te të gjithë qytetarët që u ndihmuan në shuarjen e zjarreve

Maqedonia

Spasovski shpreh mirënjohje të posaçme deri te të gjithë qytetarët që u ndihmuan në shuarjen e zjarreve

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 21:58
Oliver Spasovski

Dëshiroj të shpreh mirënjohje të posaçme deri te të gjithë qytetarët e solidarizuar, të cilët janë përfshirë në shuarjen e zjarreve, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Treguam se dimë si shtet të mos i lëmë qytetarët vetë, por të jemi krah për krahu me ta, dhe këtu ishin miqtë tanë nga Serbia, partnerët tanë nga Sllovenia, Rumania, Austria, nga Bullgaria, nga Franca, e tjerë”, shkruan ai.

Spasovski dërgon falënderim të posaçëm deri te të gjithë zjarrfikësit në vend, nëpunësit policorë, pjesëtarëve të Armatës, shumë njerëzve të përgjegjshëm nga administrata shtetërore, të cilët janë përfshirë në shuarjen e zjarreve, si dhe deri te mediumet për informimin objektiv të opinionit.

Kujtojmë se ditë më parë edhe Maqedoni kishte luftuar me zjarret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat