Certifikata e vaksinimit, sot mbahen protesta

Maqedonia

Certifikata e vaksinimit, sot mbahen protesta

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 13:08
Ilustrim

Sot në kryeqytet në ora 19:00 do të mbahet protestë kundër masave të reja anti-Covid-19, masa këto të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme (16.08.2021).

Protestën kundër masave të reja anti-Covid-19 do ta mbështesin edhe nga Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë së Veriut.

Nga atje theksojnë se masat e reja të miratuara nga Qeveria bëjnë diskriminim mes të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve. Nga KSL-ja shtojnë se janë të shqetësuar për sigurinë e vendeve të punës.

Gjithashtu nga KSL potencojnë se ligjet vendore dhe Kushtetuta nuk i detyrojnë punëtorët për vaksinim të detyrueshëm dhe thonë se çdo lloj diskriminimi bazuar në faktin nëse dikush është vaksinuar apo jo është i paligjshëm dhe aktet ndërkombëtare i referohen të njëjtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat