SPB Tetovë ngrit kallëzim penal kundër një 37-vjeçari

Maqedonia

SPB Tetovë ngrit kallëzim penal kundër një 37-vjeçari

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër M.L. (37) nga Tetova.

Kjo për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “prodhim, mbajtje dhe trafikim ilegal të armëve ose eksplozivë”.

Më 14 shkurt 2020, oficerët e policisë me urdhër të gjykatës kontrolluan shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të personit të raportuar në Tetovë.

Ata atje gjetën dhe konfiskuan një pushkë ajri, plumba, një granatë dore, marihuanë dhe një peshore dixhitale, kafeinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat