Fillon mbledhja e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur

Maqedonia

Fillon mbledhja e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 09:06
Ilustrim

Nga dita e sotme fillon procedura për grumbullimin e nënshkrimeve për listat dhe kandidatët e pavarur për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Mbledhja e nënshkrimeve fillon sot dhe do të zgjas deri më 30 gusht në mesnatë.

Në komunat me 10 mijë banorë duhet grumbulluar së paku 100 nënshkrime, ndërsa në komunat me 50 mijë banorë deri 100 mijë banorë duhet së paku 350 nënshkrime.

Në komunat me mbi 100 mijë banorë duhet së paku 450 nënshkrime.

Fushata për zgjedhjet lokale fillon me 27 shtator në mesnatë dhe do të vazhdojë deri më 15 tetor në mesnatë. Risi në këto zgjedhje është se për herë të parë aplikohen aparatet për leximin e të dhënave të gishtërinjve, me qëllim të evitimit të mundësisë për rivotim dhe keqpërdorime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat