Rrënjët e paqes... 20 vjet nga konflikti i armatosur

Maqedonia

Rrënjët e paqes... 20 vjet nga konflikti i armatosur

Nga: Agim Jazaj Më: 16 gusht 2021 Në ora: 10:56
Agim Jazaj

Ohri, qyteti i dy etnive. Aty më 13 Gusht 2001, hodhi rrënjë paqja, u firmos marrveshja e (mos) marrveshjeve substanciale, si dhe u përcakuan zgjedhjet e parakohëshme nga forcat politike vendore.

U kërkua nga faktori ndërkombëtar ratifikimi tërsor që nga: Ndryshimi Kushtetutës, shqipja si gjuhë zyrtare, funksionimi i policisë, decentralizimi i pushtetit lokal, njohja e Universitetit shqip, njohja e simboleve kombëtare, monitorimi i popullatës shqiptare, etj.

Fillon një “Epoke e re “. Paskësaj i dha “OK” parlamenti, më 5 Shtator 2001 me; 91 vota pro, 19 kundër dhe 2 abstenime, nga 120 deputet që numëron ligjvënsi i Fyrom-it. Pas këtij votimi doli “Asi i madh “ i një partie të vogël: “Ndryshimet kushtetuese tashmë të ndërmeren me anën e referedumit”! Sipas asaj “aksiome”; nënëshkrimi i Ohrit të hidhej në erë?! Deputetët shqiptar i kërkuan presidentit Trajkovski të diskutoheshin në bllok të gjithë ndryshimet e kushtetutës dhe të miratoheshin ligjet sipas marveshjes së Ohrit, kur bëhej tërkuzë ndryshimi i tyre.

Pala maqedonase nuk ishte e përgatitur për “lëshime”, atëherë.

Presidentin e përcaktoi vota e shqiptarve

Presidentin, Boris Trajkoveski, në zgjedhjet e 31 Tetorit 1999, kur u shpall kanditaturë konkurente për raundin e dytë e kishte të vështirë fitoren, pa marë votën e shqiptarëve. Pikërisht vota e atyre e zgjodhi atë Kryetar Shteti, në Fyrom. Atëhere Presidenti bëri negociata me palën shqiptare, aleanca parazgjedhore, si dhe duke (MOS) harruar ato pas zgjedhore. Pala shqiptare në raundin e parë, konkuroi me dy kandidatë të saj, zotërinjët: Haliti dhe Nexhipi. Parashihnin se nuk mund të fitonin. Por do të fitonin në këtë mënyrë të luajturi në politikë, të ishin shqiptarët përcaktuesit e zgjedhjes së Presidentit. Ata e përcaktuan dhe e zgjodhën pikërisht Presidentin, Trajkovski. Skemë e aplikuar edhe pas vdekjes së Trajkovskit, në zgjedhjen e presidentit, Cervenkovski. Pala maqedone futjen e dy gjuhësisë e kundërshtoi, duke e quajtur atë “një federalizëm të butë të vëndit”. Shqiptarët arsyetojnë se: ”Shumë gjuhësia ekziston e zyrtarizuar në Kanada, Zvicër, Belgjikë,etj”...Por futja e gjuhës zyrtare, do të kërkojë domosdoshmërisht dhe futjen e SHQIPES, të detyrueshme në shkollë. Maqedonët do mësojnë dhe ligjërisht shqipen, sepse nuk mund të komunikojnë e as mund të konkurojnë, në vëndet e punëve PUBLIKE. Ndërsa shqiptarët zotërojne maqedonisht 90 %, maqedonët mund të zotërojnë deri 2% shqip. Pala politike shqiptare dhe U.Ç.K-ja kanë zbatuar me seriozitet dhe pjekuri marrveshjen dhe “recetat “ e faktorit monitorues ndërkombëtar. Eshtë shprehje e dëshmisë së gjallë, se shqiptarët në çdo eveniment, janë të vëmëndshëm, kanë demonstruar vullnet të fortë, llogjikë të ftohët dhe arsyetim të largët. Të parët ishin shqiptarët e Kosovës nënëshkruesit e “Marrëveshjes së Rrambujës “. Ata ishin në mbështetje të zgjidhjes së dhënë nga faktori ndërkombëtar. Edhe këtë eveniment, vetëm tymprodhuesit, dhe dashakeqët mund ta kenë “harruar”. Shqiptarët kudo ndodhen, kurrë nuk janë shfaqur dhe shpallur terrorist. Veç zilia e të tjerëve ka dashur, t’i shpall të tillë. Gjenerali kroat, me origjinë shqiptare, Rahim Ademi (rast unikal) shkoi vullnetarisht në Gjykatën e Hagës, duke spjeguar pozicionin e tij si gjeneral. I veshur me uniformë, mbuluar me medalje, gjeneral Ademi deklaroi: “Unë shkojë në Hagë vullnetarisht dhe me koshiencë të qetë, sepse nuk kam urdhëruar as një masakër gjatë çlirimit të mëmëdheut tim. “Shqiptarët historikisht s’i kanë rënë kujt në qafë. Përkundrazi shqiptarët të një gjaku, gjuhe, trungu e prejardhje janë të ndarë. Në gjithë aksiomat e shpallura, të njohura dhe Kancelaritë Nderkombëtare edhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare, në Fyrom ka theksuar:” “Ajo që ne po kërkojmë, nuk është as shkëputje, as luftë etnike” është formuluar në Promemorien e shpërndarë Kancelarive Ndërkomëtare me nënëshkrimin e Ali Ahmetit: “I rrokëm armët për të mirën e kombit, dhe tani për të mirën e tij po i dorëzojmë. “ Me këto fjalë, komandati “Shpati” bëri dorëzimin e revolverit të tij. ”U.Ç.K.e realizoi misionin e saj“ - deklaroi, Ali Ahmeti.

Termi i tmerrit

Por institucioni më i lartë i mëndjes, Akademia e Shkencave të Fyrom akuzonte : Citojme: “ Krismat që bien në Maqedoni e kanë nismën nga platforma e Akademisë (Shqiptare –shën. ynë) e cila kërkonë SHQIPERINË E MADHE, bashkimin e shqiptarëve“

-Kryetari i Akademise Shqiptare, Prof. Dr. Ylli Popa përgjigjet: “Platforma jonë se ka këtë formulim“….

Hidhet si bomba e tmerrit, termi: “Shqipëria e Madhe “, që në të vërtetë do të thotë Shqiperia bërë e Vogël. Pra, shqiptarët se kanë shfaqur këtë synim. As politika shqiptare, askush. Le te kujtojmë një pyetje drejtuar një politikani të Kupolës Politike Shqiptare nga media greke në një konferencë shtypi.-Gazetari përafërsisht pyet:

“Çfar do të thoni për temën Shqipëri e Madhe?-Politikani afërsisht përgjigjet: “ Ju e menduat, ju e shqyrtuat, ne e besuam”!

Pse shkakton tmerr ky TERM?! Mase duhet thën nën zë e me zë: SHQIPËRIA E VËRTETË! Historikisht shqiptarët nuk i kanë rrëmbyer kujt tërësi tokësore, përkundrazi, shqiptarët janë të ndarë në disa shtete. Shqipëria rrethohet nga vise shqiptarësh. Shqiptarët nuk janë sllavë. Ne jemi pasardhës të pellazgëve, të ilirëve.

Nga sllavët u ndanë po sllavët, Kroatët, Sllovenët, Maqedonët…

U ndan Çekët nga Sllovakët dhe u bashkuan gjermanët. Termi Shqipëri e Madhe në se alarmon të tjerët, kjo s’do të thotë se shqiptarët do të hakmerren, për të vënë në vënd padrejtesitë e “Shekullit të Coptimit “. Të gjithë ne shqiptarët jetojmë në trojet tona, në: Shqipëri, në Kosovë, në Fyrom, në Mal të Zi. Duke pasur të tjerët frikë termin Shqipëri e Madhe, të mos themi të vërtetën? Ne jemi Albanët me rrënjët dhe degët tona. Nga rrjedh gjaku ynë? Edhe në Turqi, deklaronte kohë më parë në një të përditëshme shqiptare Ambasadori i nderuar, Ahmet Okçun: “Ka një komunitet me prejardhje shqiptare, që arrin në 6 milion njerëz “.

Ku janë vendosur shqiptarët? Në trojet e tyre të trashëguara nga paraardhësit shekullor./Vijon…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat