VMRO shpalos disa emra të kandidatëve për kryetar komunash

Maqedonia

VMRO shpalos disa emra të kandidatëve për kryetar komunash

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 15:23
Aleksandar Nikollovski

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski ka publikuar disa nga kandidatët e kësaj partie për kryetar komunash në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

“VMRO-DPMNE-ja në këto zgjedhje del me një gjeneratë politikanësht komplet të re, të cilët do të japin një ofertë të re të VMRO-DPMNE-së që është nevojë e qytetarëve në çdo komunë”, tha Nikollovski.

Ka vlerësuar, se LSDM-ja ka kandidatët e njëjtë me oferta të vjetra, gjë të cilën nuk do ta bëjë VMRO-DPMNE-ja.

Kandidatët për kryetarë komunash të cilët janë aprovuar deri tani nga VMRO-DPMNE-ja janë:

Orce Gjorgjievski – Kisella Vodë Stefçe Tërpkovski – Sopishtë Natasha Kotllar – Qendër Ljupço Papazov – Koçan Borçe Mitevski – Petrovec Aleksandar Gjorgjievski – Ilinden Ivan Jordanov – Shtip Marko Kolev – Veles Aleksandar Ristov – Radovish Zllatko Ristov – Konçe Risto Mançev – Bosillovo Toni Uzunov – Vallandovë Filip Donçevski – Dojran Andon Saramandov – Gjevgjeli Goran Stojanov – Negotinë Andon Donev – Demir Kapi Tihomir Nikollov – Rosoman Borçe Jovçeski – Prilep Aleksandar Bogdanoski – Krivogashtan Draganço Sabotkovski – Mogillë Stevçe Stevanovski – Novaci Spase Koçovski – Vevçan Jovica Ilievski – Bërvenicë Dimitar Kostadinovski – Jegunovcë Boban Stefkovski – Gazi Babë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat