Kanë mbetur pa letërnjoftime rreth 400 mijë qytetarë

Maqedonia

Kanë mbetur pa letërnjoftime rreth 400 mijë qytetarë

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 15:18
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e tij të sotme njoftoi se rreth 400 mijë qytetarë kanë mbetur pa letërnjoftim.

Zaev akuzoi “Të Majtën” për bllokim të ndryshimeve në Ligjin për Letërnjoftim, ndërkaq njoftoi se autoritetet po kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi.

“Ligji për Letërnjoftimet gjithashtu është bllokuar nga “E Majta”. Ndryshimet e fundit me kërkesë të Besës, me veprim të shtyrë nga 2023 janë bllokuar nga E Majta”, theksoi Zaev.

“Këto ditë jemi të detyruar të gjejmë zgjidhje për të gjithë ata qytetarë, aplikues për letërnjoftim të ri, për shkak të skadimit të afatit apo edhe për ata që për herë të parë pajisen me letërnjoftim. Për fat të keq numri është rreth 400 mijë për momentin. Ky është një numër i madh”, deklaroi Zaev duke shtuar se kjo mund të paraqes problem edhe në procesin e votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat