Filipçe: Doza e tretë e vaksinës mund të jetë nga prodhues tjetër

Maqedonia

Filipçe: Doza e tretë e vaksinës mund të jetë nga prodhues tjetër

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 17:32
Venko Filipçe

Doza e tretë e vaksinës kundër Kovid-19 mund të jetë nga prodhues tjetër. Rekomandimi i Komitetit për Imunizim sipas qëndrimeve të Qendrës Amerikane për Kontroll të Sëmundjeve është që të vaksinohen me dozën e tretë ata të cilët janë me imunitet të dobët për mbrojtje të plotësuese. Konkretisht, ata janë pacientët te të cilët është bërë transplantim dhe ata që janë në dializë kronike. Këtë sot pasdite e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në lajmet e televizionit Kanal 5 ku ishte mysafir.

Ai theksoi se për valën e re të Kovid-19 sistemi shëndetësor është i përgatitur plotësisht, të gatshëm janë edhe mjekët dhe personeli mjekësor dhe ndihmës. Në këtë kuptim, potencoi, sot kemi takim me të gjithë drejtorët e klinikave.

“Kjo situatë në kuptim të përhapjes së virusit është diçka të cilën deri më tani nuk e kishim sepse lloji delta ka karakteristikat e tij. Nga 50 rastet në të cilat është bërë skrining gjatë ditëve të kaluara, dy e treta i takojnë llojit delta, ndërsa një e treta llojit britanik që nënkupton se ky lloj është më dominues dhe po ndjekim se si realizohet lakorja epidemiologjike”, tha Filipçe.

Në pyetjen se nëse vazhdon të rritet numri i të sëmurëve do të mendohet për tërheqjen e vendimit për mësim me prani fizike të nxënësve, theksoi se sa i përket këtij rekomandimi, i cili nënkupton kthim të plotë me prani fizike të nxënësve, me disa përjashtime, e ata janë nxënës me sëmundje kronike dhe fëmijë të cilët kanë anëtarë më të vjetër të familjes me sëmundje kronike dhe grupi i tretë janë fëmijë të cilët me kërkesë të prindërve për shkaqe jomjekësore mund të dërgojnë kërkesë në shkollë dhe kjo të lejojë të mos shkojnë në shkollë, të gjithë të tjerët do të jenë me prani fizike.

“Prindi ka të drejtë të kërkojë që për shkaqe mjekësore dhe në bazë të shkollës të japë ose jo leje. Ajo që është me rëndësi është se në çdo moment nëse ka përkeqësim të situatës epidemiologjike, do të japim rekomandim që të aktivizohen disa nga mekanizmat tjerë tashmë të përgatitur për zbatim të mësimit, nëse kjo do të jetë e kombinuar ose onllajn do të varet vetëm nga pasqyra epidemiologjike. Për momentin, sipas situatës së tanishme, rekomandimi është nxënësit të fillojnë me prani fizike”, shtoi Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat