Fushatë për vaksinim në Çair të Shkupit: informacionet e gabueshme për vaksinat kanë zvogëluar interesimin që qytetarët të vaksinohen

Maqedonia

Fushatë për vaksinim në Çair të Shkupit: informacionet e gabueshme për vaksinat kanë zvogëluar interesimin që qytetarët të vaksinohen

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Ende ka qytetarë të cilët nuk besojmë në vaksinat kundër coronavirusit dhe nuk besojnë se virusi ekziston. Për këtë qëllim, Shoqata e Grave Turke bashkërisht me Spitalin e Shkupit në Komunën e Çairit do të organizojnë fushatë “Respektoj protokollet – jeto jetën pa COVID-19”.

Edhe mjeku Zlate Mehmedovi konsideron se informacionet e gabueshme për vaksinat kundër coronavirusit kanë zvogëluar interesimin që qytetarët të vaksinohen.

Fushata është paraparë të mbahet përmes punëtorive edukative nga persona të specializuar nga spitali i Shkupit dhe aktivistë në terren të Shoqatës Derja.

Projekti është financuar dhe mbështetur nga Qeveria dhe do të zgjasë 5 muaj. Qëllimi kryesor i fushatës është ngritja e vetëdijes së qytetarëve në Komunën e Çairit, ndërsa sipas planit është paraparë që në mënyrë të drejtpërdrejtë të edukohen 200 persona dhe në mënyrë indirekte rreth 5 mijë persona në Çair.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat