Mickoski: Qytetarët do të ndjejnë ndryshimet e mëdha që do të ndodhin pas zgjedhjeve lokale

Maqedonia

Mickoski: Qytetarët do të ndjejnë ndryshimet e mëdha që do të ndodhin pas zgjedhjeve lokale

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 21:46
Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së në “Facebook” shkroi se nuk duhet të humbet shpresa dhe se do të vijë kohë më e mirë në Maqedoni.

“Vjen dita kur qytetarët do të ndjejnë ndryshimet e mëdha që do të ndodhin pas zgjedhjeve lokale”, shkruan Mickoski.

Ndryshe, Mickoski gjatë ditës së djeshme tha se janë afër koalicionit me partitë politike shqiptare opozitare dhe se do të ketë bashkëpunime në komuna të caktuara.

Ai po ashtu i bëri thirrje partisë “E majta” që të bashkëpunojnë, ndërsa nga kjo parti refuzuan bashkëpunimin duke akuzuar OBRM-PDUKM-në se po bashkëpunon me pushtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat