VMRO-DPMNE: Filipçe sot doli si zëdhënës i Zaevit dhe LSDM-së, në vend se ministër për të cilën paguhet nga qytetarët

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Filipçe sot doli si zëdhënës i Zaevit dhe LSDM-së, në vend se ministër për të cilën paguhet nga qytetarët

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

Venko Filipçe në intervistën e sotme doli si zëdhënës i Zoran Zaevit dhe LSDM-së, në vend se ministër për të cilën paguhet nga qytetarët.

Filipçe në vend të zbatojë masa efikase dhe të mbrojë qytetarët nga koronavirusi, ai ka folur për kandidatët për kryetar komunash nga LSDM.

Aq është përgjegjësia e Filipçes. Ai vetëm zbaton masa fashizoide, i ndan qytetarët dhe rrit listën e viktimave që kanë emër dhe mbiemër. Mu për këtë Filipçe do të përgjigjet para gjyqit të qytetarëve të Maqedonisë.

VMRO-DPMNE ende mbetet në qëndrimin për vaksinim masiv dhe masa efikase, por VMRO-DPMNE asnjëherë nuk do të mbështet masa fashizoide, provizionet kriminale të të paaftit Filipçe.

Më 17 tetor fillon fundi i funksionarëve të tipit të Filipçes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat