Danailovski u bën thirrje kolegëve të KSI-së të sqarojnë masat e palogjikshme të Qeverisë

Maqedonia

Danailovski u bën thirrje kolegëve të KSI-së të sqarojnë masat e palogjikshme të Qeverisë

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 13:18
Dragan Danailovski

Epidemiologu Dragan Danailovski publikisht u bëri thirrje kolegëve nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe Komiteti për imunizim të sqarohen për palogjikshmërinë shkencore të masave qeveritare kundër valës së fundit të coronavirusit.

Sipas tij, si dhe sa janë të mbrojtur ata që kanë pranuar një dozë të vaksinës ose dy doza pa u ditur antitrupat, a janë këto më të mbrojtur nga ata që kanë qenë të infektuar për 46 ditë dhe ku është e shkruar se imuniteti zgjat vetëm 45 ditë.

“Pse vazhdimisht insistohet dy doza te personat që kanë qenë të infektuar, kur në studimet e fundit thuhet se të infektuarit kanë imunitet më të fuqishëm nga të vaksinuarit dhe pse vazhdimisht nuk përmendet se sa është numri i të riinfektuarve”, tha Danilovski.

Ai pyet se sa është numri i personave që për herë të dytë janë infektuar dhe ndodhen në hospitalizim dhe te të vdekurit si dhe sa është numri i të vaksinaurve me një dozë ose dy doza mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat