Agjencia për menaxhim me pronën e konfiskuar vitin e kaluar ka dhuruar sende në vlerë mbi 760.000 euro

Maqedonia

Agjencia për menaxhim me pronën e konfiskuar vitin e kaluar ka dhuruar sende në vlerë mbi 760.000 euro

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 11:57
Ilustrim

Gjithsej 90 lavatriçe, 86 automjete dhe 19 copë pajisje kompjuterike gjatë këtij viti ka ndarë Agjencia për menaxhim me pronën e konfiskuar edhe atë më shumë organeve shtetërore, fondeve, agjencive dhe drejtorive. Në vijim është edhe aksioni për donacion të lavatriçeve dedikuar institucioneve publike shëndetësore, burgjeve dhe kopshteve, ka deklaruar për MIA-n, drejtori i Agjencisë, Faton Asani.

Ai ka thënë se gjatë pandemisë, si dhe në përgjithësi, Agjencia ka ndarë sasi të konsiderueshme të rrobave, mallra të ndryshëm, këpucë, pajisje kompjuterike, vegla, kondicionerë dhe materiale të tjera, pëlhurë për prodhimin e maskave mbrojtëse, perde për kopshtet, rekuizitë për amvisëri, pajisje për kopshtari si dhe lavatriçe.

Sipas të dhënave të disponuara, vitin e kaluar janë transferuar 833.065 copë sende të ndryshme në vlerë prej 148.435 euro ose 9.128.811 denarë.

Më saktë, vitin e kaluar janë ndarë 150 automjete në vlerë prej 576.570 euro ose 35.459.014 denarë ndaj institucioneve të ndryshme.

Poashtu Agjencia vitin e kaluar ka transferuar 19 copë pajisje kompjuterike në vlerë prej  rreth 7.000 euro ose 430.000 denarë dhe 90 lavatriçe në vlerë prej 30.000 euro ose 1.845.000 denarë.

Gjatë këtij viti, Agjencia ka transferuar madje rreth 86 automjete me vlerë të përgjithshme prej 349.590 euro ose 21.500.000 denarë ndaj institucioneve tjera.

Për momentin po zhvillohet edhe aksion për dhurimin e lavatriçeve për amvisëri në vlerë prej 30.000 euro. Këto donacione dedikohen për institucionet shëndetësore publike, spitale, kopshte dhe burgje.

Sipas natyrës së pronës së konfiskuar, Agjencia disponon me pronë të paluajtshme të konfiskuar, pronë të luajtshme dhe aksione.

Pas sjelljes së vendimit të gjyqit ose ndonjë organi tjetër për marrje të përkohshme të pronës, përfitime pronësor ose artikuj, ata e informojnë Agjencinë.

Pas marrjes së pronës, siç ka informuar drejtori Asani, Agjencia bën vlerësimin e vlerës së saj në treg dhe i shfrytëzon shërbimet e Byrosë për ekspertizë gjyqësore.

Drejtori potencon se menaxhimi me pronën e luajtshme Agjencia e kryen përmes shitjes dhe transferimit falas, ndërsa kur bëhet fjalë për pronë të paluajtshme menaxhimi zhvillohet përmes shitjes, transferimit falas dhe dhënies me qira.

Siç thotë ai, gjatë shitjes së pronës së paluajtshme, Këshilli drejtues sjell vendim, ndërsa Qeveria jep pajtueshmëri. Gjatë shitjes së pronës së luajtshme, Këshilli drejtues sjell vendim me të cilën drejtori i Agjencisë sjell vendim.

Ndërkohë, shitjen e pronës së luajtshme dhe të paluajtshme e zbaton Komisioni i formuar nga ana e Drejtorisë.

Lidhur me menaxhimin e pronës së konfiskuar, Asani ka thënë se ajo varet nga natyra dhe lloji i pronës së konfiskuar.

“Për shembull, si lëndë e veprimit janë materialet e prishura të konfiskuara, artikuj me afat të kufizuar, ushqim, ilaçe, kultura bujqësore, kafshë të gjalla, mbeturina që shiten në shoqatë tregtare për mbledhjen e mbeturinës dhe tjera. Agjencia do të veprojë në procedurë të shpejtë”, ka thënë ai.

Procedura e shitjes së pronës së konfiskuar realizohet në mënyrë që shpallet thirrje konform procedurës dhe mënyrës së paraparë me ligj dhe shitjes së pronës së luajtshme ose të paluajtshme në rrugë elektronike ose ofertës publike.

Nga muaji korrik i vitit të kaluar deri në korrik të këtij viti, Agjencia ka pranuar madje gjithsej 250 aktgjykime për mallra të ndryshëm dhe gjësende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat