Nga dita e nesërme qytetarët e Maqedonisë do të mund t’i marrin letërnjoftimet

Maqedonia

Nga dita e nesërme qytetarët e Maqedonisë do të mund t’i marrin letërnjoftimet

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Qytetarët nesër do të njoftohet ku dhe në sa ora do të mund të marrin dokumentin personal. Nga MPB theksojnë se shërbimet vazhdojnë të punojnë në mënyrë intensive.

“Deri tani janë shtypur mijëra letërnjoftime, por procesi ecën pa ndalë. Shërbimet punojnë në dy ndërrime, ndërsa gjatë ditës së nesërme MPB do të njoftojë kur dhe në cilën mënyrë do të mund të merren letërnjoftimet”, tha zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq.

NGa MPB bëjnë thirrje të mos pritet para sporteleve dhe për të mos pasur turma, atyre që janë shtypur dokumentet, data dhe vendi do të njoftohen nesër se ku mund t’i marrin këto dokumente.

Ndryshe, më shumë se 40 mijë qytetarë gjatë dy muajve të fundit mbetën pa dokumente personale për shkak bllokimeve në Kuvend nga opozita maqedonase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat