Nga sot qytetarët mund t’i marrin letërnjoftimet e reja

Maqedonia

Nga sot qytetarët mund t’i marrin letërnjoftimet e reja

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 10:20
Foto Ilustrim

Prej sot rreth 40 mijë qytetarë do të jenë në gjendje t’i marrin letërnjoftimet e reja, në të cilat do të shkruhet emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut. Shtypja dhe lëshimi i letërnjoftimeve është zhbllokuar pasi Qeveria e bëri këtë të mundur me akt nënligjor.

Për dy muaj, MPB-ja nuk mund të lëshonte letërnjoftime me emrin e ri të shtetit dhe në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, sepse Ligji për letërnjoftimet ka ngecur në Kuvend, të cilin opozita po e bllokon me mbi 1.500 amendamente.

Për opozitën, rregullimi i kësaj çështjeje me akt nënligjor është shkelje e Kushtetutës dhe ligjeve. Qeveria, nga ana tjetër, pretendon se lëshimi i letërnjoftimeve pa ndryshime ligjore është plotësisht i ligjshëm, dhe se MPB-ja si institucion kompetent dhe ministri i Punëve të Brendshme kanë të gjitha fuqitë ligjore për të miratuar një akt nënligjor që rregullon lëshimin e letërnjoftimeve për qytetarët, dhe në përputhje me Kushtetutën, amendamentet kushtetuese, Ligjin për letërnjoftimet dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Letërnjoftimet e vjetra që nuk kanë skaduar ende do të jenë të vlefshme deri më 12 shkurt të vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat