I hapur deri më 25 gusht konkursi për regjistruesit rajonal në Maqedoni

Maqedonia

I hapur deri më 25 gusht konkursi për regjistruesit rajonal në Maqedoni

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 10:48
Foto Ilustrim

Të gjithë kandidatët e interesuar për regjistrues rajonal mund të aplikojnë në aplikacionin online të disponueshëm në www.stat.gov.mk dhe popis2021.stat.gov.mk deri më 25 gusht.

Meqë testimi i kandidatëve të regjistruar deri më tani është kryer më 19 dhe 20 gusht, për të gjithë kandidatët e regjistruar në periudhën deri më 25 gusht, do të organizohen testime shtesë, njoftoi Enti shtetëror i statistikave.

Listat e kandidatëve të regjistruar deri më tani dhe informacioni për kohën dhe vendin e testimit publikohen në komisionet e rajoneve të regjistrimit.

Kontaktet me këto komisione dhe informacion shtesë të ndërlidhura me testimin janë të disponueshme në linkun: https://popis2021.stat.gov.mk/PopisniReoni.aspx .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat