Për shkak të komplikimeve me Covid-19 rreth 700 pacientë të shtruar në spitale

Maqedonia

Për shkak të komplikimeve me Covid-19 rreth 700 pacientë të shtruar në spitale

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 15:29
Foto Ilustrim

Ministri Shëndetësisë njoftoi se spitalet në Prilep dhe Manastir janë në dispozicion për pacientët nga Kërçova dhe Struga, ndërsa qendrat spitalore në Shkup për Gostivarin dhe Tetovën.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp theksoi se rreth 700 pacientë u shtruan në spital për shkak të komplikimeve nga Covid-19.

“Më shumë pacientë ka në spitalin e Tetovës, ku janë 110 pacientë, 90 pacientë në spitalin e Gostivarit, rreth 35-36 pacientë në spitalin në Strugë, rreth 40 pacientë në spitalin e Kërçovës.

Dhe këto janë spitale në të cilat ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me drejtorët, dhe për secilin pacient që ka nevojë për shtrim, transportohet në Shkup. Këtu është hapur Spitali Rehabilitues në Kozle, i cili është i pajisur plotësisht, i furnizuar me furnizim qendror me oksigjen.

Rreth 25 pacientë nga gjithsej 110 shtretër të disponueshëm gjatë fundjavës janë shtruar këtu”, tha Filipçe, duke iu përgjigjur një pyetjeje të një gazetari.

Ministri informoi se spitalet në Prilep dhe Manastir janë në dispozicion për pacientët nga Kërçova dhe Struga, ndërsa qendrat spitalore në Shkup për Gostivarin dhe Tetovën.

Sipas Ministrit, sistemi shëndetësor do ta përballojë edhe këtë valë me COVID-19./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat