367 pacientë të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

Maqedonia

367 pacientë të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se sot janë regjistruar 367 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Sipas qyteteve Gostivari – 84, Tetova – 66, Shkupi – 61, Strumica – 30, Kumanova – 23, Kërçova – 19, Ohri – 14, Dibra – 11, Prilepi – 7, Struga dhe Manastiri nga 6, Shtipi – 5, Radovish, Makedonski Brod, Vinica dhe Vallandova nga 4, Kavadari, Koçani, Sveti Nikolla, Velesi dhe Resnja nga 3, Kriva Pallanka – 2, Negotina dhe Dojrani nga 1.

Numri i rasteve aktive është 11.042. Më shumë raste aktive ka në Shkup-3.829, Tetovë-1.791 dhe Gostivar-1.467.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 169.202, numri i pacientëve të shëruar është 152.465, numri i vdekjeve ka arritur në 5.695.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat