Salami optimist se numrat do plotësohen në kohë

Maqedonia

Salami optimist se numrat do plotësohen në kohë

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 17:38
Ilmi Selami

Kur kanë mbetur vetëm edhe disa ditë deri në fillimin e procesit të regjistrimit të popullsisë, Enti Shtetëror i Statistikave ende nuk I ka siguruar regjistruesit e nevojshëm.

Megjithatë zv/drejtori I këtij Institucioni Ilmi Selami, është optimist se deri më 5 Shtator, kur edhe pritet të fillojë procesi të gjitha pengesat do të tejkalohen. ESHS kishte planifikuar një numër prej 6000 regjistruesve, por problematic është fakti se edhe pse me vazhdimimin e konkursit ky numër është plotësuar, ata që kanë aplikuar, nuk janë paraqitur në testim.

“Deri në momentin kur flasim tani, regjistruesit ende nuk i kemi ekipuar deri në fund, dhe me sa shoh nga paraqitjet nga aplikimet nga ana e qytetarëve të interesuar jep shpresë se numri megjithatë do të arrihet, me qëllim që të startojmë në mënyrë të suksesshme mbajtjen e regjistrimit.

Ajo që na u paraqit si problem dëshiroj ta thekësoj ne edhe në fazën e parë kurë bëmë testimin e regjistruesve që ishin paraqitur deri para një jave, një numër i tyre nuk janë paraqitur në testim, që neve realishte na bëri problem, dhe tani jemi të detyrur ta bajmë edhe një testim të dytin.”, tha për TVM2 Ilmi Selami, zv/drejtor I ESHS-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat