Do të mbajë ligjërata me model të kombinuar Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”

Maqedonia

Do të mbajë ligjërata me model të kombinuar Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Asambleja e Studentëve Universitar (ASU) në Universitetin e “Shën Kirilit dhe Metodit” publikoi se për ligjërata në semestrin dimëror të vitit 2021/2022 do të zbatohet modeli i kombinuar i mësimit (onlajn dhe me prezencë fizike).

Sesioni i provimeve i cili është në vijim gjithashtu vazhdon në mënyrë të kombinuar, thekson ASU, gjegjësisht sipas vendimit të profesorit nëse provimi do të zbatohet onlajn apo me prezencë fizike, me respektim të masave për mbrojtje nga Kovid-19.

ASU i UCIM-it në faqen në Fejsbuk informoi se është sjellë konkluzion që të mundësohet hapja e pikës së vaksinimit në Universitet që të lehtësohet procesi i vaksinimit të studentëve dhe kuadrit të Universitetit të Shkupit.

“Nga Qeveria do të kërkohet përgatitja e protokolleve për arsim të lartë dhe risaktësim të Vendimit për ndryshime dhe plotësime të Vendimit për rekomandime parandaluese, masa të përkohshme, masa të ardhshme, protokolle të qëllimshme, plane dhe algoritme për veprim dhe mbrojtje të shëndetit të popullsisë nga sëmundja infektive Kovid-19”, kumtoi ASU i UCIM-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat