Zgjedhjet lokale, pajisjet për votimin biometrik mbërrijnë nesër

Maqedonia

Zgjedhjet lokale, pajisjet për votimin biometrik mbërrijnë nesër

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 19:17
Ilustrim

Për herë të parë në këto zgjedhje, nëpunësit policor do të sigurojnë materialin e besueshëm zgjedhor.

Këtu përfshihen fletëvotimet, lista zgjedhore dhe terminalet për shenjat e gishtave të votuesve. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot miratoi rregulloren mbi të cilën do të bazohet puna e nëpunësve të MPB-së.

Gjithashtu, KSHZ-ja njoftoi se në këto zgjedhje, të sëmurët dhe të pafuqishmit do të votojnë sipas mënyrës së vjetër, me sprej dhe UV llambë.

Nesër në vend pritet të arrijë dërgesa e parë prej mbi 200 pajisjeve për identifikimin e gjurmëve të gishtave, të cilat do të shfrytëzohen në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Gjithsej deri në tetor duhet të arrijnë mbi 4 mijë pajisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat