Simovski: Garantoj se me regjistrimin e popullsisë nuk do ta rrezikojmë shëndetin e qytetarëve

Maqedonia

Simovski: Garantoj se me regjistrimin e popullsisë nuk do ta rrezikojmë shëndetin e qytetarëve

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 14:52
Apostoll Simovski

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika Apostoll Simovski, sot në konferencë për shtyp tha se janë të përgatitur plotësisht që ta zbatojnë regjistrimin e popullsisë.

Ai tha se kanë mbetur edhe dhjetë ditë për fillimin e reagjistrimit, ndërsa shtoi se në rrjedhë janë trajnimet e inspektorëve rajonalë, kurse për disa ditë do të fillojnë edhe trajnimi i regjistruesve.

“Sot përfundon konkursi për regjistrues, gati 8 mijë persona kanë aplikuar dhe jemi të sigurt se do të kemi persona të mjaftueshëm. Qeveria do të intervenojë me angazhimin e personave të cilët përkohësisht janë në instituciohet shtetërore”, tha Simovski.

Ai gjithashtu tha se regjistrimi do të zbatohet nën protokolle të rrepta dhe nuk do të rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

“Garantojmë se deri në pikën e fundit do t’i respektojnë këto protokolle dhe se nuk do ta rrezikojmë shëndetin e asnjë qytetari”, tha ai.

Ndryshe, regjistrimi duhet të fillojë me 5 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 shtator të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat