Panairi i librit do të mbahet nga 8 deri më 14 shtator

Maqedonia

Panairi i librit do të mbahet nga 8 deri më 14 shtator

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 16:39
Panairi i librit

Panairi i librit këtë vit do të mbahet nga 8 deri më 14 shtator në ambient të hapur, pranë Aquapark-ut në hapësirat e qendrës sportive A1 Arena “Boris Trajkovski” në Shkup, njoftojnë organizatorët.

“Panairi i librit do të mbahet sipas protokolleve aktuale qeveritare , në përputhje me të gjitha masat e miratuara. Përvoja e vitit të kaluar tregoi se duke respektuar masat, Panairi i librit mund të mbahet në mënyrë të rregullt dhe me promovime të shkëlqyeshme të titujve. Përveç kësaj, Shkupi tregoi se panairi i librit është i nevojshëm si një lloj ushqimi shpirtëror ku lexuesit mund të zgjedhin pjesët e tyre të preferuara”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Panairi i librit mbështetet nga Ministria e Kulturës, dhe motoja e këtij viti është “panaire të sigurta”. Orari i punës i panairit do të jetë nga ora 10 deri më 20.00, ndërsa më 14 shtator do të jetë i hapur nga ora 10 deri më 15.

Vizitorët në Panairin e librit në Shkup do të mund të njihen me botimet më të fundit të librave prej autorëve vendas dhe të huaj, si dhe me letërsinë e huaj, literaturën profesionale, shkencore dhe trillime, si dhe libra për të rinjtë dhe për fëmijët.

Në të njëjtën kohë, organizatorët thonë se botuesit përgatisin zbritje të mëdha në botimet e tyre për panairin e librit.

Biletat për panairin e librit do të dalin në shitje pak para fillimit të ngjarjes dhe të njëjtat do të jenë në dispozicion online, gjithashtu edhe në hyrje të panairit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat