Nikollovski publikoi disa nga kandidatët për kryetarë të komunave

Maqedonia

Nikollovski publikoi disa nga kandidatët për kryetarë të komunave

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 18:39
Lupço Nikollovski

Sekretari i Lidhjes Socialdemokrate në Maqedoninë e Veriut (LSDM), Lupço Nikollovski në orës e pasdites ka publikuar disa nga kandidatët për kryetar të komunave për zgjedhjet që do të mbahen më 17 tetor.

 Ai sqaroi që deri më tani kanë përcaktuar 50 kandidatë për kryetar të komunave.

Kjo është lista e disa kandidatëve për kryetar të konfirmuar nga Nikollovski: Prilep – Goran Sugareski, Sveti Nikollë – Sasho Velkovski, Karposh – Dushko Veskovski, Tetovë – Hendi Alezoviq, Aerodrom – Aleksandar Filipovski, Sopishte – Sasho Stojanovski, Jegunovcë – Darko Bllazhevski, Kavadar – Goran Todorov, Kratovo – Vllatko Bojkovski, Çeshinovë – Goran Kërstev, Zërnovci – Viktor Angellov, Ilinden – Aleksandar Todorovski, Novo Sellë – Xvonko Angellov, Veles – Nenad Kociq, Bërvenicë – Mirko Stojanovski dhe Demir Hisar – Stevçe Mitrevski.

Ai konfirmoi që në Shjkip do të garojë me kryetarin aktual, Petre Shilegov

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat