MSh reagon ne lidhje me rastin në Vrapçisht

Maqedonia

MSh reagon ne lidhje me rastin në Vrapçisht

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 23:49
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me rastin në Vrapçisht, ku familjarët e një gruaje të vdekur, në vend të trupit të saj, në arkivol kishin gjetur trupin e një mashkulli.

Ministria thotë se Klinika nuk ka bërë gabim dhe se barra për transportin e kufomave bie mbi morgun – ndërmarrjet për transportin e kufomave.

“E informojmë publikun se asnjë institucion shëndetësor në shtet, as Klinika Infektive nuk ka bërë gabim të tillë.

Të gjitha spitalet dhe qendrat Kovid në tërësi i respektojnë protokollet për veprim ndaj trupave të të vdekurve në kushte spitalore, të dyshuar ose të vërtetuar me Kovid-19. Pas vdekjes dhe përgatitjes së trupit në përputhje me protokollet për mbrojtje nga Kovid-19, menjëherë thirret ndërmarrja komunale publike e komunës apo shërbimi i varrimit – Butel për Qytetin e Shkupit të cilëve u dorëzohet trupi. Ndërmarrjet e varrimit dhe jo spitalet i dorëzojnë trupat te familjet dhe e organizojnë varrimin”, thanë nga MSh-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat