Kush e ngatërroi kufomën?

Maqedonia

Kush e ngatërroi kufomën?

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 21:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nuk dihet se kush e ka fajin për ngatërrimin e kufomës, rast i cili tronditi të mërkurën familjen nga Vrapçishti.
Një familjar tha se rastin e kanë zbuluar fëmijët e të ndjerës kur kanë shkuar në murgun e Gostivarit për ta identifikuar trupin. Në arkivol ka qenë i shënuar emri i nënës së tyre, por brenda i shtrirë ka qenë trupi i një burri të moshuar.

Nga Ministria e Shëndetësisë distancohen nga faji, duke thënë se ndërmarrjet e varrimit dhe jo spitalet i dorëzojnë trupat te familjet dhe e organizojnë varrimin.

“E informojmë publikun se asnjë institucion shëndetësor në shtet, as Klinika Infektive nuk ka bërë gabim të tillë. Të gjitha spitalet dhe qendrat Kovid në tërësi i respektojnë protokollet për veprim ndaj trupave të të vdekurve në kushte spitalore, të dyshuar ose të vërtetuar me Kovid-19. Pas vdekjes dhe përgatitjes së trupit në përputhje me protokollet për mbrojtje nga Kovid-19, menjëherë thirret ndërmarrja komunale publike e komunës apo shërbimi i varrimit – Butel për Qytetin e Shkupit të cilëve u dorëzohet trupi. Ndërmarrjet e varrimit dhe jo spitalet i dorëzojnë trupat te familjet dhe e organizojnë varrimin”, deklaruan nga MSh-ja.

Zv/ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani vlerëson se gabimi qëndron te kompania që kryen shërbime funerale.

“Asnjë spital nuk e ka shërbimin e konzervimit të kufomave, nga kapella e marrin organizatat respektivisht shoqatat që janë të specializuara për këtë punë dhe vazhdojnë më pas zinxhirin në bazë të protokolleve”, tha Hasani.

Varrimin e të ndjerës e ka bëre Kompania e funeraleve “AHIRET” nga Gostivari. Ndërkaq jozyrtarisht mësohet se kufoma e gruas së ndjerë është gjetur në Kavadar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat