VMRO me “obstruksione” në prag të fillimit të regjistrimit, pushteti është gati për procesin

Maqedonia

VMRO me “obstruksione” në prag të fillimit të regjistrimit, pushteti është gati për procesin

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 09:52
Ilustrim

Gjithçka është gati për zbatimin e regjistrimit. Shteti ka kapacitet dhe do ta realizojë këtë operacion të rëndësishëm statistikor. Janë kompletuar masat, janë ekipuar edhe regjistruesit.

Ky është qëndrimi i Qeverisë kundrejt propozimit të VMRO-DPMNE-së opozitare që regjistrimi të jetë në mënyrë elektronike për shkak të gjendjes aktuale epidemiologjike.

Kryeministri Zoran Zaev dje edhe një herë apeloi për seriozitet mbi këtë çështje.

“Seanca e parë e Kuvendit është më 14 shtator, ndërsa regjistrimi fillon më 5 shtator. Bëj apel të jemi seriozë. Njëzet vjet nuk kemi regjistrim të popullsisë. Regjistrim ka, duhet të ketë dhe do të ketë. Çfarë jemi pas 20 vitesh? Shtet, komb? Duhet të ketë regjistrim”, është përgjigjur kryeministri Zoran Zaev në pyetjen e gazetarëve në lidhje me propozimin e VMRO-DPMNE-së për regjistrim elektronik.

Zaevi edhe një herë theksoi se regjistrimi lehtësohet me bazën elektronike të të dhënave, shumë prej të cilave vetëm do të kontrollohen. Janë siguruar masat e plota, janë ekipuar edhe regjistruesit.

“Gjithçka është gati për regjistrim dhe më vjen mirë që vendi ynë më në fund tregon kapacitetin për të kryer një operacion të tillë statistikor që nënkupton drejtësi, unitet, barazi në shpërndarjen e burimeve ekonomike, të drejtën për zhvillim dhe cilësinë e jetës për qytetarët. Është shumë e rëndësishme të bëhet regjistrimi”, tha Zaevi.

Për VMRO-DPMNE-në, LSDM të mos bëjë inat dhe siç tha, “të sheh në punët me mençuri për të mirën e qytetarëve”.

“VMRO- DPMNE ofron propozim- zgjidhje për dalje nga balta në të cilën pushteti hyri vetë. Nëse ka problem me regjistruesit që edhe e ka, por edhe për shkak të hovit të madh të valës së katërt të kovidit që çdo ditë po infektohen dhe mbi 1000 njerëz dhe nga 20 po vdesin, nevojitet zbatimi i regjistrimit elektronik”, kanë thënë në VMRO-DPMNE.

Regjistrimi do të sigurojë bazë për hulumtime të mëtejshme tematike të destinuara për njerëzit me aftësi të kufizuara, madje ka qenë një nga përfundimet e takimit të djeshëm të mbajtur në Qeveri, në mes të Trupit Koordinues Kombëtar për zbatimin e Konventës së OKB -së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, drejtorit të ESHS -së Apostol Simovski, përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile me lloje të ndryshme të aftësive të kufizuara.

Drejtori i ESH-së, Apostol Simovski tha se regjistrimi i popullsisë si një operacion gjithëpërfshirës statistikor mund të sigurojë një bazë statistikore për personat me aftësi të kufizuara që do të iniciojnë më tej hulumtime të synuara, thonë nga Qeveria.

Shtyrja e regjistrimit bashkë me vendosjen e shenjave të gishtërinjve dhe shtyrjen e zgjedhjeve lokale për në tetor të këtij viti kanë qenë pjesë e marrëveshjes së takimit mes liderëve të dy partive më të mëdha në vend, kryeministrit Zoran Zaev dhe atij të LSDM-së Hristijan Mickoski, derisa me mbështetje më vonë doli edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat