Sipas Arijanit Hoxhës, Teuta Arifi se meriton edhe një mandat

Maqedonia

Sipas Arijanit Hoxhës, Teuta Arifi se meriton edhe një mandat

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 15:25
Arjanit Hoxha

Sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa dhe Ministër i Bujqësisë Arjanit Hoxha tha sot se vetë BDI nuk i beson fitores në Tetovë sepse e dinë se nuk i ka hije Tetovës që të udhëhiqet nga Teuta Arifi .

Pa hyrë shumë në polemika, si pjesëtar i Qeverisë e kam patjetër të them se Teuta Arifi ka mbështetjen vetëm të ministrave nga partia e vet (edhe aty nuk e di sa e ka mbështetjen por tek e fundit ajo është çështje e brendshme partiake e tyre) u shpreh Hoxha në një postim në rrjetin social facebook .

Me një fjalë, partnerët e koalicionit qeveritar garojnë me kandidatët e vet në Tetovë dhe komunat e tjera, prandaj nuk është korrekte që të krijohet huti ashtu si dëshiron BDI u shpreh ai.

Është e vërtetë se kjo qeveri ka ndihmuar shumë për Tetovën, po për fat të keq menaxhimi i Teuta Arifit edhe atë ndihmë nuk ka arritur që ta përdorë në shërbim të Tetovës dhe tetovarëve deklaroi Hoxha .Ts

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat