Blerim Sejdiu i Besë-s do të garoj edhe për një mandat në Zhelinë

Maqedonia

Blerim Sejdiu i Besë-s do të garoj edhe për një mandat në Zhelinë

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 06:30
Blerim Sejdiu

Nga Lëvizja Besa ka informuar se sonte është mbajtur kuvendi i degës së Zhelinës, ku u zgjodh edhe kryetari i ri i degës, Suad Alili. Në komunikatë gjithashtu thuhet se dega në prezencë të kryetarit Bilall Kasami, sekretarëve Arjanit Hoxha dhe Adnan Azizi, i është dhënë dritë jeshile kandidimit edhe për një mandat Blerim Sejdiut, kryetarit aktual të kësaj komune.

“Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes BESA, kryetarit Bilall Kasami si dhe sekretarëve të partisë, Arjanit Hoxha dhe Adnan Azizi u mbajt Kuvendi themelues i degës së Zhelinës. Kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Suad Alilin si dhe kryesinë e degës.

Kuvendi i kësaj dege me unanimitet vendosi që kryetari aktual i komunës Blerim Sejdiu të garoj edhe për një mandat.

Suksese në zgjedhjet e 17 tetorit”, thuhet në njoftimin për media nga Lëvizja Besa.”, thuhet në njoftim e Lëvizjes Besa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat