Në komunën e Çairit pastrohen oborret e shkollave dhe çerdheve

Maqedonia

Në komunën e Çairit pastrohen oborret e shkollave dhe çerdheve

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 15:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, bashkë me NP “Higjiena Komunale”-Shkup realizuam aktivitete të larjes dhe pastrimit me dorë të oborreve dhe rrethinës së afërt të të gjitha shkollave fillore dhe të mesme dhe kopshteve për fëmijë që aderojnë në Komunën e Çairit.

Procesin e sotëm e ndoqëm bashkë me drejtorin e NP “Higjiena Komunale”-Shkup, Abdusamed Shabani.

Aktiviteti i sotëm vije në vazhdën e aksioneve që po ndërmarrim këtyre ditëve për përgatitjen e institucioneve arsimore në Komunën tonë në prag të fillimit të vitit shkollor 2020/2021. Jemi të bindur se me ndërmarrjen e këtyre masave drejtpërdrejt ndikojmë edhe në parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga Covid 19.

Paraprakisht ekipet e Komunës së Çairit bënë edhe dezinfektimin e brendshëm të të gjitha shkollave të Çairit.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat