Të gjithë shtetasit afganë që po qëndrojnë në Maqedoni rezultuan negativ për COVID-19

Maqedonia

Të gjithë shtetasit afganë që po qëndrojnë në Maqedoni rezultuan negativ për COVID-19

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Të gjithë shtetasit afganë që mbërritën në aeroportin e Shkupit mbrëmë rezultuan negativë ndaj COVID-19, njoftuan nga Qeveria për AIM.

Kur u pyetën nëse ndonjë prej qytetarëve afganë ishte pozitiv ndaj Kovid-19, nga Qeveria deklaruan se të gjithë ata ishin negativë në lidhje me testet.

“Të gjithë qytetarët që mbërritën nga Afganistani mbrëmë për qëndrim të përkohshëm janë negativë ndaj Kovid-19”, thonë nga Qeveria.

Me aeroplanë të kompanisë “Kamair” 149 shtetasit e parë nga Afganistani mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dje përmes Tbilisi, Gjeorgji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat